Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka vlerësuar ecurinë e punës së SPAK në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përmes një postimi në “Twitter”, kryediplomatja iu bën thirrje anëtarëve të SPAK që të vazhdojnë rrugën e nisur. Pas hetimeve të fundit të SPAK, Kim tha se këto rezultate janë inkurajuese.

“Hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese – një shenjë e qartë që SPAK po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mbaj kursin. Qëndro i ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA është me popullin shqiptar në mbështetje të Reformës në Drejtësi!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *