Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë online me kryetarët e bashkive të Tiranës, Korçës, Fierit dhe Durrësit.

 

Diplomatja amerikane i falenderoi që i kanë mbajtur të sigurtë dhe ntë shëndetshëm qytetarët duke zbatuar masat e distancimi social për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ajo kërkoi vazhdimin e zbatimit të masave me qëllim për të mposhtur pandeminë.

 

“Shpresoj të takohemi nga afër së shpejti por për momentin, pata kënaqësinë të takoja virtualisht Kryetarët e Bashkive të Tiranës, Korcës dhe Fierit dhe prefektin e Durrësit. Faleminderit që i mbani qytetarët të sigurtë dhe të shëndetshëm duke zbatuar rigorozisht masat e distancimit social. Le të vazhdojmë me bashkim dhe disiplinë për të mposhtur COVID-19”, tha ambasadorja Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *