E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Ambasadorja Hutchison: Të tejkalohen problemet historike Kosovës-Serbi

Ambasadorja e SHBA-së pranë NATO-s Kay Bailey Hutchison është shprehur se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do të lehtësonte problemet e tjera në të dy anët.

 

Reklamë

“Ne duam që Kosova dhe Serbia të punojnë së bashku në normalizimin, i cili do të kontribuojë në zbutjen e shumë çështjeve të tjera të hapura që kanë të dyja vendet”.

 

Ndër tëtjera diplomatja amerikane është ka thëksuar se dëshira e NATO-s është që të tejkalohen problemet historike dhe të krijohet vendosja e të drejtës përfshirëse të pakicave në të dyja anët e kufirit.

 

Sipas saj kur është fjala për marrëdhëniet me FSK-në pas ndryshimit të mandatit në ushtri, duhet të vlerësojmë se Aleanca do të vazhdojë të punojë me autoritetet e Kosovës për vendosjen e shërbimit ushtarak, i cili do të rregullohej në mënyrë të duhur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë