Subscribe

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku është takuar me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo.

 

Marku dhe Bendo kanë biseduar mbi bashkëpunimin mes dy institucioneve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Drejtuesit e dy institucioneve të rëndësishme të hetimit janë përqendruar edhe në detyrimin për shkëmbim të informacioneve.

 

Pas takimit që zgjati për rreth 45 minuta, shefja e organit të akuzës dhe ai i SHISH nuk pranuan të flasin për mediat.

 

Më herët gjatë ditës, kryeprokurorja Marku është takuar edhe me Ambasadoren gjermane Susanne Schutz.

 

Gjatë takimit zhvilluar në zyrën e drejtueses së organit të akuzës, mësohet se është diskutuar mbi sfidat me të cilat përballet Prokuroria, si dhe për luftën kundër korrupsionit në politikë dhe krimin e organizuar.

 

Mësohet se diplomatja gjermane i ka dhënën mbështetjen Markut për punën e saj në krye të Prokurorisë dhe e ka inkurajuar në përmbushjen e detyrimeve.

 

Ky është takimi i dytë i kryeprokurores Marku me një diplomat të larte, pas atij qe zhvilloi me ambasadorin amerikan Donald Lu.

 

Ky i fundit i bëri thirrje kryeprokurores për hetim pa kompromis te politikanëve te korruptuar, duke i shkuar çështjeve deri në fund.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *