E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ambasadorja gjermane: Kosova e Serbia të dialogojnë

Ambasadorja Gjermane Susanne Schütz gjatë një takimi në qytetin e korçës me kryetarin e bashkisë Sotiraq Filo ka bërë edhe njëherë të qartë qëndrimin e gjermanisë se ndryshimi I kufijve mes Kosovës dhe serbisë nuk është zgjidhje.

 

E pyetur nga Vizion Plus mbi deklaratat e kryeministrit Rama në Kosovë Ambasadorja Schutz kërkoi që dy vendet të tejkalojnë diferencat.

 

Reklamë

“Ne kemi thënë si gjermani që 6 shtetete ballkanit perëndimor kanë një perspektivë për anëtarësimin në BE, kjo vlen edhe për kosovën e serbinë por është e rëndësishme që këto dy vende të bëjnë progres për normalizimin e dialogut mes tyre dhe në këtë kontekst shpresoj që diferencat mes këtyre dy vendeve të përballohen. Qeveria federale gjermane dhe vetë kancelarja gjermane ka thenë që një ndryshim i kufijve nuk do të conte në një zgjidhje.”

 

Diplomatja e lartë foli edhe për bojkotin e opozitës, duke theksuar se vendi saj është në parament.

 

“Ne jemi të mendimit që në demokraci nevojitet një opozitë por edhe për këtë opozitë vendi është në parlament dhe unë i bëj apel opozitës që të kthehet përsëri në parlament sepse ka shumë ligje për tu miratuar si reforma e kodit zgjedhor , për të cilat nevojitet edhe vota e opozitës.”

Ambasadorja shtoi se Gjermania po përpiqet të bindë vendet anëtare për çeljen e negociatave të anëtarësimit vitin e ardhshëm.

 

 

Më shumë video

Reklamë