Ambasadorja e SHBA vlerëson Hajdarin dhe Gjonin: Duhet një rrugë e përbashkët

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka nxjerrë detaje nga takimi i Yuri Kim me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.
Sipas njoftimit të Ambasadës, kryediplomatja i ka shprehur vlerësimet e saj për qëndrimin në Kuvend dy deputetëve. Ndërsa thuhet se fokusi i bisedës mes tyre kaq qenë reforma zgjedhore.
“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u shprehu deputetëve të opozitës Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni vlerësimin e saj për qëndrimin të angazhuar në procesin demokratik dhe vijueshmërinë e punës për çështje të rëndësishme në Parlament. Gjatë takimit të tyre më 11 shkurt, Ambasadorja dhe dy deputetët biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë e gjetjes së një rruge të përbashkët, si dhe për zbatimin e reformës zgjedhore, gjë e cila është thelbësore për forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të saj” shkruan ambasada amerikane.




