Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka uruar ish-ministren Mimi Kodheli për zgjedhjen në postin e zv.presidentes së Asamblesë Parlamentre të NATO-s.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, kryediplomatja shkruan se mezi pret që të punojë me presidentin e Asamblesë Parlamentare, Gerry Connolly, për të forcuar NATO-n.

 

“Urime Mimi Kodheli për emërimin si Zëvendës Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, shqiptari i parë që mban këtë post të rëndësishëm. Ne shpresojmë ta shohim atë duke punuar me Presidentin e Asamblesë Parlamentare Gerry Connolly, për të forcuar NATO-n!” shkruan Kim.

 

Kodheli bëhet shqiptarja e parë që zgjidhet në një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *