Subscribe

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara Vlora Çitaku ka kërkuar mbështetjen e Uashingtonit per dialogun Prishtine- Beograd. Diplomatja ka diskutuar me presidentin Donald Trump përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi. Ambasadorja ka përfituar nga iftari qe Trump ka shtruar për Ramazan në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorja Citaku ka qenë e ulur në tavolinën kryesore ngjitur me presidentin amerikan.

 

Presidentit Trump i e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.

 

Ambasadorja e Kosovës Vlora Çitaku gjithashtu i ka treguar Presidentit Trump se Kosova është një vend me tolerance fetare ku besimet e ndryshme bashkëjetojnë ne harmoni mes tyre.

 

Në iftarin e shkruar në shtëpinë e bardhë ishin të pranishëm edhe zv. Presidenti i Mike Pence, Sekretari i Mbrojtjes, Shanahan si dhe shume zyrtare te tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *