E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ambasadorja e BE: Forconi sistemin gjyqësor, keni në dorë fatin e vendit tuaj!

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, ka folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, nga ku ka bërë thirrje që të forcohet sistemi gjyqësor.

 

Reklamë

Hohmann tha se duhet të binden qytetarët që të besojnë te drejtësia.

 

Ambasadorja theksoi se duke i ofruar mbështetjen e duhur gjyqësorit do të ketë efekt edhe në fushat e tjera.

‘Shqipëria ka një pozicion strategjik, por ka shumë punë për të bërë. Fatin e vendit tuaj e keni ju në dorë. Nuk ka kohë për të humbur. Të huajt kanë ndryshuar mendim për Shqipërinë. BE zgjodhi Shqipërinë për të mbajtur samitin e saj, pasi ka shpresë për ndryshim në Shqipëri. Suksesi i reformës në drejtësi ju siguroi një biletë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Duhet të vazhdoni dhe të forconi gjyqësorin. Duhet të bindni qytetarët që të besojnë në drejtësinë shqiptare. Duke i ofruar gjyqësorit mbështetjen e duhur,  ka efekt domino edhe në fushat e tjera. Nuk duhet të nënvlerësohet”, tha Hohmann.

Më shumë video

Reklamë