Subscribe

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca, nga Mati ka dhënë një mesazh të qartë për reformën zgjedhore.

 

Në fjalën e tij Soreca deklaroi se kjo reformë duhej të miratohej sa më parë, duke nënvizuar faktin se ajo duhej të rregullohej 6 muaj para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

 

Këtë deklaratë ambasadori i BE-së e ka bërë në një takim me kryebashkiakun e Matit, Nezir Rizvani, takim ky që vjen në kuadër të ditës ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve.

 

“Zgjedhjet vendore janë shume te rëndësishme, sepse ne këto zgjedhje qytetaret zgjedhin ata qe do merren me problemet e tyre. BE pret qe te kete nje reforme zgjedhore ashtu si eshte rekomanduar nga OSBE/ODIHR. Reforma është me rendësi qe te kryhet 6 muaj para datës se zgjedhjeve. Puna që është bërë deri më tani për reformën zgjedhore është e mirë por duhet të përfundojë. Kjo është një pikë shumë e rendësishme dhe BE e konsideron prioritet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *