Subscribe

Pas kritikave që kryeministri Rama adresoi ndaj Bashkimit Europian lidhur me  procesin e integrimit, ka reaguar ambasadori i BE, Luigi Soreca.

 

Nga Kukësi, diplomati Soreca përsëriti edhe njëherë mesazhin se kushti kryesor për nisjen ekonferencës ndërqeveritare, mbetet ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

 

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE NE TIRANE

 

“Shqipëria shumë kushte ka përmbushur dhe është shumë afër plotësimit të tyre dhe drejt vendimit përfundimtar. Fokusi i Shqipërisë duhet të jetë tek gjykata kushtetuese pasi është një hap i rëndësishëm për ecjen e vendit përpara. Ajo që është e rëndësishme është që Shqipëria të bëjë segmentin e fundit me qëllim që Këshilli Europian të bejë hapin pozitiv.”

 

Duke vlerësuar marrëveshjen e arritur në 5 qershor, ambasadori i BE vuri theksin dhe tek zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

 

“Ne ndihmuam Shqipërinë në forma konkrete për arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit. Ka ardhur koha që të fokusohemi te zgjedhjet. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Qeverinë Parlamentin, Opozitën Parlamentare dhe jo Parlamentare me qellim që zgjedhjet të bëhen të lira dhe të ndershme.”

 

Deklaratat Soreca i bëri gjatë lançimit të fushatës së dytë “Eurpoa është këtu për klimën dhe mjedisin”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *