Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandër Botsan-Kharchenko, njoftoi se Moska mund të përfshihet në dialogun mes Prishtinës e Beogradit.

 

Ai tha për Tv Prava të Beogradit se Rusia ka një qëndrim general e se është e lidhur ngushtësisht me interest e Serbisë.

 

“Rusia para së gjithash ka një qëndrim gjeneral, qasje gjeneralë, që neve na konvenon, gjithçka që i konvenon Serbisë në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Nëse do të ketë zgjidhje, nëse palët merren vesh rreth ndonjë opsioni, atëherë ky opsion do të duhet të përkrahet edhe nga Këshilli i Sigurimit”, deklaroi Botsan-Kharchenko.

 

Botsan-Kharchenko theksoi më tej se Kosova nuk duhet që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *