Kryediplomati shqiptar në Londër Qirjako Qirko, përmes një interviste në mediat e njohura angleze, ka qartësuar përfundimisht pozicionin e Shqipërisë në lidhje me lajmin për ngritjen e një qendre të pritjes së emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Britaninë e Madhe.

Lajmi u botua fillimisht nga tabloidi “The Sun”, sipas të cilit në Shqipëri do të krijohen qëndra për mbajtjen e emigrantëve të paligjshëm, të cilët do të hyjnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar. Pas kësaj ka ardhur sëfundi edhe reagimi i Ambasadorit shqiptar ne Britani Qirjako Qirko. Në një intervistë të dhënë për gazetarin Matheë Weaver të “The Guardian” ai sqaron se:

 

 “. . . Lajmi i dhënë nga “The Sun” është totalisht i pavërtetë. Nuk ka as diskutime dhe as negociata për këtë çështje”.

 

Për ta mbështetur intervistën e Ambasadorit, gazeta “The Guardian” ka botuar të plotë edhe reagimin në Tëitter të bërë nga Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ku theksohet se lajmi i përhapur nga “The Sun” është i turpshëm dhe i pavërtetë.

Por kjo çështje nuk ka mbetur me kaq. Ambasada shqiptare në Londër I ka dërguar një notë zyrtare proteste adresuar gazetës “The Sun” ku ka bërë të ditur se artikulli i botuar nga ana e saj dhe të dhënat që paraqiten në të, janë terësisht të pavërteta duke sqaruar zyrtarisht se nuk ka asnjë negociatë midis dy vendeve tona për këtë çështje. Në notën e protestës theksohet fakti se Qeveria shqiptare nuk do të pranojë kurrë të ngrejë në territorin e saj qëndra për emigrantët e paligjshëm të një pale të tretë.

Vec ministres së Jashtme Olta Xhaçka, lajmi i  “The Sun” u përgenjeshtrua  edhe nga Endri Fuga, Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *