E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ambasadori Lu: SHBA kundër bojkotit, PD të rikthehet në Kuvend

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Donald Lu, ka komentuar protestën dhe bojkotin e Kuvendit nga Partia Demokratike, këtë të enjte gjatë një takimi me përfaqësues të medias.

Ambasadori Lu shprehu qëndrimin e Uashingtonit, duke deklaruar se SHBA nuk mbështet bojkotin. “Nuk jemi dakord me metodën e bojkotit. Do të ishte mirë, nëse qeveria dhe opozita do të
dialogonin dhe të arrinin njëfarë marrëveshjeje, ku opozita të ndihej se mund të kthehej në Parlament. Të mos përqendrohemi thjeshtë te çadra. Të përqendrohemi tek tri synimet dhe të shohim nëse mund të bëjmë diçka serioze lidhur me këto tri synime; do të ishte në interesin e njerëzve në të djathtë dhe atyre në të majtë, të qeverisë dhe të opozitës”.

Gjithashtu, diplomati amerikan tha se nuk bie dakord me mënyrën, e cila po bllokon këto reforma, por tha ai, “më lejoni të sugjeroj se mënyrë që na kthen te puna për këto reforma është dialogu midis opozitës dhe qeverisë dhe ecja përpara për këto tri çështje”.

” Tani,  përgjegjësia për krijimin e komisioneve të “vetting­ut dhe për këtë proces ikën nga duart e vëzhguesve ndërkombëtarë sot, kalon te Presidenti dhe brenda 5 ditësh duhet të shkojë në Parlament”, është shprehur Lu.

Reklamë

Ndërkohë, sipas ambasadorit, çështjet e ngritura nga protesta e opozitës janë shqetësime që i ndajmë edhe ne, si shumë shqiptarë.  “Zgjedhjet, dekriminalizimi dhe situata shqetësuese e hashashit në vend. Aty ku ne ndahemi janë mjetet për ta shtyrë përpara këtë axhendë. Shtetet e Bashkuara janë kundër bojkotit të Parlamentit, kërcënimi për të bojkotuar zgjedhjet, Reformën Zgjedhore apo zbatimin e Reformës në Drejtësi”, tha ai.

Ambasadori Lu përjashton mundësinë e negociimit ndërkombëtar dhe veçanërisht atij amerikan. Ai tha se kjo mund të zgjidhej mes vet partive politike shqiptare, me qetësi dhe jashtë retorikave të ashpra.

Ambasadori amerikan iu përgjigj interesit të gazetarëve edhe për takimin e pak ditëve më parë me kryeparlamentarin Ilir Meta.  “Ishte një takim shumë pozitiv. Unë nënvizoj rolin kritik që tashmë ka Ilir Meta në këtë situatë, si dhe përpjekjet që ai duhet të bëjë për të gjetur mundësi për zgjidhjen e saj”, tha Donald Lu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë