Ne kulmin e debateve mes mazhorances dhe opozitës per përgjimet e paligjshme, ambasadori italian ne Tirane Alberto Kutilo, është takuar me presidentin e republikës Bujar Nishani. Gjatë bisedës se zhvilluar mesditën e kësaj te premteje, mësohet se është diskutuar edhe mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe qëndrimet e fundit te kreut të shtetit. Por te njëjtat burime nuk sqarojnë nëse ne takim është diskutuar mbi pajisjen e shumëpërfolur te misionit Interforce, mbi të cilën u dyshua nga vetë kreu i shtetit dhe opozita se përdorej për qëllime përgjimi. Takimi në selinë e Presidencës zhvillohet një ditë pas publikimit të deklaratës së Drejtorit të Policisë Italiane Alesandro Panza, dërguar kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku konfirmohet se pajisja e mbërritur pranë Policisë Shqiptare nuk është përdorur për përgjim, por vetëm për qëllime trajnimi. Ndërkohe, pas ambasadorit italian, Presidencën e ka vizituar edhe zëvendës ambasadori amerikan David Muniz.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *