E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ambasadori i Zvicrës: Partitë të nxisin dialogun

Nje tjetër apel vjen nga ndërkombëtarët, me qëllim gjetjen e nje konsensusi, për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare ne datën e përcaktuar. Ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Cristoph Graf, ju përgjigj interesit të medias dhe u kërkoi partive politike, të nxisin një kulturë dialogu.

 

“Mendoj se në demokraci duhet respektuar vullnet i popullit, populli kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qeveria e Zvicrës është e interesuar per zbatimin e këtyre rregullave te demokracisë. Jam optimist se zgjedhjet do të mbahen dhe do të respektohen rregullat demokratike. Mendoj se duhet te duhet të ketë një kulturë dialogu”.

 

Reklamë

Më tej, duke e vlerësuar këtë situatë edhe në kontekstin rajonal, ambasadori u shpreh se Zvicra mbështet stabilitetin ne rajon, si një kusht edhe për zhvillimin ekonomik.

 

“Jemi këtu që të mbështesim një konferencë rajonale për çështjet makroekonomike që të kontribuojmë edhe për një mjedis të qëndrueshëm ekonomik. Zvicra është e interesuar për një Ballkan me prosperitet, ndaj e mbështesim këtë konference”.

 

Këto deklarata, ambasadori i Zvicrës i bëri gjatë një konference ekonomike, lidhur me normat negative të interesit në Eurozonë, si dhe ndikimet në bankat qendrore të Ballkanit.

 

 

Më shumë video

Reklamë