Subscribe

Edhe pse i pranishëm ne Shqipëri qe prej vitit 2015 ne pozicionin e te ngarkuarit me pune, Johan Ndisi, ka nisur zyrtarisht detyrën si ambasadori i pare rezident i Suedisë ne Tirane vetëm ne fillim te këtij muaji. Ne intervistën e pare televizive dhënë per Vizion Plus, diplomati i larte thekson se zbatimi i reformës ne drejtësi, do ta afroje me shume Shqipërinë ne rrugën e integrimit evropian, edhe pse ai pranon se kjo do te kërkoje shume kohe. Suedia është e gatshme te asistoje me eksperte te saj nga prokuroria, gjyqësori, policia dhe autoriteti i burgjeve.

“Ky është një proces i gjatë, prandaj është me rëndësi të nisë zbatimi dhe të ketë progres të vazhdueshëm. Në këtë kontekst mendoj se duhet nisur me vetingun e gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve për të vënë në lëvizje procesin që do të sjellë reforma të rëndësishme në vend. Suedia është e gatshme të ndihmojë përmes katër agjencive suedeze, për prokurorët, gjyqtarët, policinë dhe autoritetin e burgjeve që do të vijnë për të bashkëpunuar me homologët e tyre këtu në Shqipëri. Dhe kjo do të luajë një rol me peshë në zbatimin e reformës në drejtësi.”

I pyetur për kriteret e tjera që i janë vënë Shqipërisë dhe për shanset e saj për të përfituar hapjen e negociatave, si edhe për luftën kundër trafikut të drogës, diplomati suedez jep këtë përgjigje.

“Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar është themelore për zhvillimin e vendit. Por gjithashtu për të goditur grupet kriminale në vend dhe jashtë tij. Mendoj se kjo është e rëndësishme dhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit. Por gjithashtu jep edhe një imazh të keq për Shqipërinë dhe ndikon negativisht për investimet e huaja.”

Sipas ambasadorit Ndisi megjithëse ka një reduktim të ndjeshëm të kërkesave për azil nga Shqipëria në krahasim me vitin e kaluar, përsëri ato po bëhen pengesë duke shtuar volumin e punës për autoritetet suedeze.

“Vitin e kaluar ishin 2600 kërkesa, ndërsa këtë vit jemi shumë të kënaqur që kjo shifër ka zbritur në 580. Shumica e kërkesave janë azilantë ekonomikë dhe sigurisht që kjo nuk është një arsye për azil. Kështu që agjencia jonë e emigracionit i evidenton me shpejtësi këto raste duke i kthyer mbrapsht në Shqipëri.”

Sipas diplomatit, e vetmja mundësi për të qëndruar dhe punuar në Suedi është përmes një kontrate të rregullt punë dhe në asnjë rast përmes azilit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *