Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikës ne OSBE, Harry Kamian ka deklaruar ne Vjenë se korrupsioni dhe kriminaliteti ne te vërtetë mbeten pengesa për prosperitetin ne Shqipëri. Kamian vuri ne dukje se Prokuroria e Tiranës po heton aktualisht me shume se 3,000 raste te shkarkimeve nga puna gjate fushatës zgjedhore 2017.

 

“Sakaq, një ish-ministër i brendshëm është i implikuar ne Itali ne mbështetjen e trafikanteve te drogës. Duke adresuar këto probleme koordinimi midis aktoreve ndërkombëtare do te vazhdoje ne Shqipëri”. – ka theksuar ambasadori Kamian ne përgjigjen e tij për raportin e prezantuar nga kryetari i prezencës se OSBE-së ne Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *