Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd Kyle Scott, apeloi qe qeveria e re e cila do te krijohet pas zgjedhjeve te 6 tetorit në Kosovë, të heqë taksën e të rifillojë dialogun.

 

Gjatë një interviste për mediat serbe, Scott theksoi se Uashingtoni mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

 

Diplomati amerikan u shpreh qartë se Kosova është vend i pavarur dhe se ShBA nuk mund ta detyrojë Prishtinën apo Beogradin te marrin vendime.

 

“Shtetet e bashkuara mbështesin normalizimin e raporteve dhe do të bëjnë gjithçka munden për të inkurajuar arritjen e një marrëveshjeje, e cila është në interes jo vetëm të dy vendeve, por të gjithë rajonit”, – deklaroi ambasadori amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *