E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Ambasadori i SHBA: Kosova të heqë taksën e cila pengon dialogun mes vendeve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, tha se taksa që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia, është pengesë për vazhdimin e dialogut për normalizim marrëdhëniesh midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne i kemi thënë qartë Qeverisë së Kosovës se mendojmë se taksa duhet të hiqet, në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet”, tha Scott, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Reklamë

Në një ngjarje në Beograd, ai tha se SHBA-ja “e njeh ende udhëheqjen e Bashkimit Evropian në procesin e negociatave” dhe se “është e rëndësishme që të dyja palët të kthehen në tryezën e negociatave”.

Dialogu është ndërprerë prejse Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se dialogu nuk do të vazhdojë derisa kjo taksë mbetet në fuqi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se taksa do të zbatohet derisa Serbia nuk e njeh Kosovën.

Thirrje për heqjen e taksës, Qeverisë së Kosovës i kanë bërë edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian, edhe të SHBA-së./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë