Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka vizituar të martën në Shkup, ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina.

 

Morina është vënë në prangat e policisë maqedonase më 24 korrik, bazuar në një fletarrest të INTERPOL-it, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

 

“Tomori ishte shumë mirë, i qetë, ndihej plotësisht i pafajshëm, dinjitoz si dhe optimist, në pritje të lirimit, ngase drejtësia është në anën e tij dhe presim që shumë shpejt, do të kthehet në familjen e tij dhe në Kosovë!”

 

Një ditë më parë, ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, i ka dorëzuar Gjykatës Themelore “Shkupi1” kërkesën e Serbisë, për ekstradimin e Morinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *