Ambasadori i BE: Teatri është politizuar, për të vendosin institucionet
Ambasadori i Bashkimit Europian ne Tirane, Luigi Soreca ka folur per here te pare per ceshtjen e teatrit qe pas perplasjes mes Policise dhe aktoreve, pak dite me pare. Ai e cileson si nje ceshtje shume te rendesishme, e cila tashme eshte politizuar
LUIGI SORECA – AMBASADOR I BE, TIRANE
Kjo eshte nje ceshtje vertete shume e rendesishme dhe eshte pjese e nje debate intensive qe po behet ne shoqerine shqiptare ne te cilen jane perfshire shume ndjesi, ndjenja dhe interesa. Dhe per kete arsye kjo eshte nje ceshtje delikate dhe e politizuar. Sigurisht qe nuk duhet te jemi ne ata qe themi nese duhet te kete ndertese te re apo rinovim te nderteses se vjeter, kete detyre e kane autoritetet shqiptare.
Luigi Soreca riperseriti dhe njehere qendrimin e Bashkimit Europian mbi kete ceshtje.
LUIGI SORECA – AMBASADOR I BE, TIRANE
Bashkimi Europian i ka bere thirrje autoriteteve shqiptare qe ato te jene gjithnje ne perputhje me te gjitha rregullat e prokurimit publik te BE dhe te sigurohen qe te kete qasje jo diskriminuese ne treg. Dhe ky duhet te jete parimi qe duhet te udheheq autoritetet shqiptare dhe me ca kemi kuptuar ne tashme, eshte lancuar nje tender per zhvillimin e metejshem te Teatrit Kombetar. Mendoj qe eshte shume e rendesishme qe te kete kritere te qarta dhe trasnparente per perzgjedhjen e fituesit per kete projekt dhe po ashtu te kete dhe nje qasje te drejte ne lidhje me kete ceshtje.
Pavaresisht interesit te gazetareve, Ambasadori Soreca nuk komentoi mbi veprimin e Presidentit Ilir Meta, i cili beri kerkese ne Gjykate Kushtetuese per anulimin e ligjit per Teatrin, por u fokusua tek procedurat e tenderit.
LUIGI SORECA – AMBASADOR I BE, TIRANE
Kjo eshte nje ceshtje per te cilen vazhdon te kete debat te madh ne Shqiperi. Ajo qe eshte shume e rendesisihme per ne eshte respekti i sundimit te ligjit, apo shtetit te se drejtes. Procedurat e tenderit duhet te jene ne perputhje me ato te BE. Mesa di une tenderi eshte i hapur deri ne shtator. Nje gje tjeter qe eshte shume e rendesishmne eshte edhe ceshtja e konkurences se lire dhe te drejte. Tenderi mesa di une do te vijoi deri ne 19 shtator.
Prej ditesh, aktore, aktiviste dhe mbeshtetes te opozites protestojne kundër prishjes së teatrit, ndërkohë që gjatë tubimeve nuk kanë munguar as përplasjet me policine.




