Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 December 2025
Vizion fokus

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj:...

“Veliaj nuk del nga burgu”, avokati: Ja çështja tjetër...

Shpërthim me tritol në Shkodër

Skandali i “Bankers”/ Sefa: Dëmi shkon deri në 546...

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të papaguara...

Pse nafta shitet kaq shtrenjtë në Shqipëri? Eksperti flet...

Avokati: Bankers është vjedhja më e madhe në historinë...

Denoncimi i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra...

Ambasadori gjerman përgënjeshtron deklaratat e Listës Serbe

19 Shtator 15:47

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgënjeshtruar deklaratat e Listës Serbe lidhur me integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore në sistemin e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rohde tha se deklarata e bërë një ditë më parë nga Lista Serbe se integrimi i këtyre institucioneve nuk ka qenë kurrë pjesë e ndonjë negociate apo marrëveshje, “thjesht nuk është e vërtetë”.

“Marrëveshja e nënshkruar më 19 prill 2013 përfshiu gjashtë pika për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkaq në marrëveshjen e fundit të Ohrit lidhur me udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar më 2013 qartë thuhet se integrimi i këtyre institucioneve në sistemin e Kosovës do të bëhet nën patronazhin e Asociacionit”, tha Rohde.

Sipas ambasadorit gjerman, interpretime të tilla “me kaq dykuptimësi” të dokumenteve ndërkombëtare, që janë ligjërisht të detyrueshme “shtojnë tensionet, në një kohë kaq të ndjeshme para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, kur komunitetet lokale serbe pritet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”.

“Prandaj, u bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen nga deklaratat e tilla arbitrare, dashakeqe që mund të dëmtojnë proceset demokratike, sikurse janë zgjedhjet e ardhshme”, tha Rohde.

Rohde iu referua Marrëveshjes së vitit 2013 për themelimin e Asociacionit dhe Marrëveshjes së Ohrit të arritur më 2023. Kosova ende nuk e ka themeluar Asociacionin, ndërkaq Marrëveshja e Ohrit – që po ashtu parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë – ende nuk është zbatuar.

Më 18 shtator, Lista Serbe – partia kryesore e serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit – tha se “të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare flasin qartë se këto janë sisteme të ndara”.

Të gjitha institucionet shëndetësore në mjediset serbe në Kosovë funksionojnë në kuadër të sistemit të Serbisë. Lista Serbe tha se shëndetësia dhe arsimi janë “shtyllat e mbijetesës së popullit serb dhe ashtu do të mbeten”.

Ndërkaq, kreu i Listës Serbe, Zllatan Ellek, gjatë një proteste të mbajtur të premten përsëriti qëndrimin e partisë se nuk do të ketë asnjë integrim të sistemit shëndetësor e arsimor të Serbisë në sistemin e Kosovës, duke shtuar se një gjë e tillë nuk është paraparë në asnjë marrëveshje ndërkombëtare mes Prishtinës dhe Beogradit.

Por, Kosova po punon që këto institucione të integrohen në një sistem të vetëm, pohoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi më 18 shtator.

Autoritetet e Kosovës javën e kaluar e pezulluan punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor në Mitrovicën e Veriut, me arsyetimin se ky institucion nuk kishte dokumentacion të vlefshëm për ushtrimin e veprimtarisë.

Njëkohësisht u pezullua edhe puna e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Këto vendime nxitën reagime nga Gjermania dhe Bashkimi Evropian, të cilët i bënë thirrje autoriteteve të Kosovës të përmbahen menjëherë nga “shënjestrimi” i institucioneve shëndetësore që funksionojnë në sistemin e Serbisë.

Ato kërkuan të mos ndërmerren hapa të njëanshëm, duke theksuar se është e domosdoshme konsultimi me komunitetin serb.

Pas këtyre reagimeve, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, mohoi se Prishtina zyrtare synon mbylljen e institucioneve shëndetësore, duke theksuar se inspektorët lokalë kishin ndërprerë “përkohësisht” punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor.

Autoritetet e Kosovës i konsiderojnë paralele dhe të jashtëligjshme institucionet e Serbisë në Kosovë. Mbyllja e tyre ka nisur në fillim të vitit 2024, por këto veprime kanë hasur në kundërshtim të komunitetit serb dhe janë përballur me kritika nga bashkësia ndërkombëtare.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, më 4 shtator deklaroi për një grup mediash që raportojnë në gjuhën serbe se të gjitha institucionet paralele të Serbisë, përfshirë ato arsimore dhe shëndetësore, duhet të integrohen në sistemin e Kosovës. /REL/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Ambasadori gjerman Lista serbe Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se Sali Berisha

më shumë...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14 vite kanë 11 humbje dhe prapë rrinë të njëjtët njerëz

më shumë...

Gara për kreun e ri të SPAK, avokati: Kandidatë shumë të mirë! Dumani, mit i krijuar nga ne shqiptarët e uritur për pak pandëshkueshmëri

më shumë...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën lart. Karaj: Kujto seancën e Veliajt, nuk flet një prokuror ashtu

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Nipi i Nehat Kullës hidhet nga ura 160 metër e lartë në Klos...
  • Nipi i tij u hodh sot nga ura në Rrugën e Arbrit! Kush ishte...
  • Rrëzohet avioni ushtarak, humb jetën i gjithë ekuipazhi
  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • Rritet mosha e daljes në pension për gratë, refoma e re kërk...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.