E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Ambasadori gjerman në Serbi: Mbështesim dialogun, Prishtina të heqë taksën

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb është shprehur se vendi I tij mbështet dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE dhe i bëri thirrje Prishtinës të heqë taksat ndaj mallrave serbe.

 

Reklamë

Një një prononcim për revistën “Diplomacy and Commerce”, Schieb tha se pret që formati i dialogut të mbetet i pandryshuar dhe se rezultati i tij duhet të jetë një marrëveshje që do të jetë gjithëpërfshirëse, e pranueshme për të dy palët dhe e zbatueshme.

 

Reklamë

“Marrëveshja duhet të bazohet në parimet e multietnicitetit, për të siguruar të drejtat e pakicave dhe standardet demokratike dhe për të kontribuar në stabilitetin rajonal”.

 

Gjithashtu diplomati gjerman ka mbështetur progresin e bërë deri tani në dialog, si liria e lëvizjes, njohja e ndërsjellë e diplomave, si dhe progresi në fushën e telekomunikacionit dhe drejtësisë, i cili, tha ai, ka përmirësuar standardin e jetesës së serbëve dhe shqiptarëve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë