E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Metanit: ILD, kontribut për gjyqësor të pavarur

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf ka zhvilluar një takim me kryetarin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Pas takimit, Zingraf tha për mediat se ILD është një organ kyç që do të ndihmojë në krijimin e një gjyqësori të pavarur.

 

Reklamë

“Unë e falënderoj Artur Metanin për bisedën interesante dhe e përgëzoj atë për detyrën e tij të re të rëndësishme dhe me shumë përgjegjësi. Me emërimin e tij u vendos një tjetër komponent i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të kontribuojë me punën e tij në integritetin, profesionalitetin dhe pavarësinë e gjyqësorit shqiptar. Një sistem disiplinimi dhe inspektimi funksional dhe i pavarur, që shoqëron procesin e Vetingut – edhe më pas – do të jetë një element vendimtar për të siguruar në mënyrë afatgjatë besimin e popullsisë në një sistem drejtësie me integritet.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë