Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, këtë të hënë ka shprehur mbështetjen e tij ndaj protestës së zhvilluar në Prishtinë në mbështetje të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

 

Përmes një postimi në profiling e tij në Twitter, ambasadori Heldt shkruan se  askush nuk duhet të provojë të përfitojë politikisht nga viktimat e luftës e aq më pak nga të mbijetuarat e dhunës seksuale.

 

“Mbështesim fuqishëm mesazhin në protestën e sotme në Prishtinë: Fati i viktimave të luftës dhe sidomos të mbijetuarve të dhunës seksuale nuk duhet të keqpërdoren për përfitime partiake dhe politike. Respekti për ata që vuajnë vjen së pari”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *