Ambasadori gjerman në Greqi, Ernst Reichel i kushtoi një postim Ali Pashë Tepelenës në rrjetin e tij social “Tëitter”, për të cilin shkroi se tentoi të krijonte një shtet të pavarur në Epir, ndërsa e quajti “Luanin e Janinës”.

“Ali Pasha, kryetari osman ose ndryshe “Luani” i Janinës u përpoq të krijonte një shtet të pavarur në Epir. Ai dështoi dhe u vra. Trupi i tij pa kokë u varros këtu. Në një histori tjetër, ai mbyti 18 vajza lokale sepse nuk pranuan të bashkohen me haremin e tij.”

Mirëpo, ky postim shkaktoi reagime të forta nga ana e grekëve, të cilët e konsideruan shkrimin e tij një provokim të zyrtarit gjerman.

Reichel nuk hezitoi të bëjë një koment edhe për mllefin e qytetarëve grekë, të cilët kërkuan dorëheqjen e ambasadorit.


“Të dashur urryes, çfarë ju shqetëson këtu: që unë kam simpati për Ali Pashën, i cili u rebelua kundër osmanëve? Apo që unë nuk e simpatizoj? Dhe cila është lidhja e Ali Pashës me situatën e ditëve të sotme?”, shkruan Reichel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *