Subscribe

Ambasadori Donald Lu do të largohet nga Shqipëria për të shërbyer si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-ve ne republikën e Kirgistanit.

 

Ishte vetë Shtëpia e Bardhe e cila konfirmoi në faqen e saj në internet se emri i tij dhe 6 diplomate të tjere i janë dërguar senatit të SHBA për të marrë konfirmimin për këto lëvizje.

 

Nuk dihet se cili do të jetë ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri.

 

Donald Lu ka qënë një nga ambasadoret më aktive në jeten politike të Shqipërisë, sidomos sa i takon realizimit të reformës në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *