Subscribe

Një tjetër thirrje për dialog vjen nga diplomatët e huaj në Tiranë. Këtë rradhë ishte ambasaori bullgar Momtchil Stoyanov Raytchevski, i cili duke iu referuar bojkotit të opozitës, bëri apel për zgjidhje te shpejtë të krizës.

 

Vendimi nëse do të marrë pjesë në zgjedhje një parti apo jo është vendim i tyre. Megjithatë unë mendoj që nevojitet një dialog që të gjendet një zgjidhje më e mirë që të respektohet vota dhe dëshira e çdo shtetasi shqiptar. Unë mendoj se faktori ndërkombëtar është prezent ne Shqipëri e po ashtu dhe përfaqësues të bashkimit evropian janë në komunikim te përhershëm. Ne jemi të informuar për ecurinë e reformave por çështjet e brendshme te çdo shteti duhet te zgjidhen në mënyrë demokratike.

 

Për diplomatin bullgar kriza politike në Shqipëri përbën një shqetësim që lidhet me hapjen e negociatave të anëtarësimit.

 

Vendimet ne BE merren nga te gjitha vendet anëtare. Situata politike në vendin tuaj eshte e ndërlikuar. Ne e ndjekim se çfarë po ndodh edhe ju vete e shihni se koleget e mi nga vendet anëtarë te BE po japin mendimet e tyre për atë qe ndodh ne vend, megjithate akoma ka kohe.  Shqipëria ka detyrat e veta qe duhet te plotësojë, të shohim raportin e komisionit evropian. Por çdo gjë është ne duart e qeverise shqiptare. Unë jam optimist.

 

Deklaratat ambasadori i bëri gjatë  një takimi në bashkine e Devollit pas nënshkrimit të një marrëveshje për ndërtimin e një rruge me gjatësi 6 km.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *