Ambasadori i Bullgarise, Momtchil Stoyanov Raytchevski  këtë të enjte nga Bilishti ka folur në lidhje me situaten e krijuar nga termeti i 26 nentorit ne Shqiperi.

Në fjalën e tij nga Bilishti, ambasadori është shprehur se Bullgaria nuk do te kishte dashur kurre ta ndihmonte Shqipërinë per situata te tilla kaq tragjike ku u shënuan disa viktima dhe tek shikohen se si njerëzit vuajnë për ndërtesat e shkatërruara.

 

“Per fat te keq,do te isha i lumtur qe te shikoja ndihmen Bullgare per raste te tjera jo per kete tragjedi ku ka edhe viktima dhe njerez qe vuajne. Bullgaria si dhe shtetet e tjera nga rajoni dhe BE dhe mbare bota, reagojnë ne menyre humanitare, ne siguruam qe ne ditet erdhi ndihme materiale ne kuader te mekanizmit europian per mbrojtje civile. Me pas erdhi grupi i pare i Inxhiniereve bullgare te cilet se bashku me koleget e tyre,inxhinieret shqipetare,bene analizen e godinave. Dje erdhi ekipi i dyte,une personalisht i kam shoqeruar deri ne Durres. Pervec kesaj shteti bullgar siguroi qe diten e pare te termetit 100 mije euro qe u derguan ne Shqiperi, perseri perfitoj nga rasti te them qe Shqiperia nuk perjetoi vetem kete termet. Bullgaria dha ndihmen edhe per nje nga shtepite e fundit qe i kishte mbetur Korçës per tu rindertuar dhe kjo shtepi eshte ne Vidohove.”

 

Ambasadori Momtchil Stoyanov Raytchevski  nga Korça ka folur gjithahstu edhe për hapjen e negociatave për Shqëipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

“Ate qe mund te them eshte se kjo nuk eshte nje gare, ne teresi ne familjen europiane nuk eshte procesi i vertetimit kush eshte me i miri, kush jo, eshte nje proces,ku si qendrimin e komisionit europian ashtu edhe te partnereve tane eshte e qarte, sic eshte e qarte edhe pozita e bullgarise qe republika e Shqiperise dhe republika e Maqedonise se Veriut jane pjese prej nesh. Te dy shtetet kane per te bere akoma,kriteret jane te qarta por duhet punuar,te punojme edhe ne edhe ju qe te kemi mundesi gjate vitit te ardhshem te kemi plotesuar te gjitha kushtet per nje vendim qe do te na gezoje te gjithe neve. Por ju lutem mos e mendoni kete si nje garre se cili duhet te vrapoje me shpejt.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *