E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ambasadori amerikan takon Kurtin pas fitores së zgjedhjeve

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Filip Kosnet takoi sot kryeministrin e zgjedhur të Kosovës, Albin Kurtin si dhe presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, raporton Vizion Plus.

 

Reklamë

Diplomati i lartë u bëri thirrje partive politike  që të punojnë shpejt për të krijuar një qeveri dhe parlament, që u shërben të gjithë qytetarëve dhe qe adresojnë të gjitha sfidat.

 

Nga ana e tij, lideri i “Vetëvendosjes” garantoi ambasadorin, se në të ardhmen Kosova do të ketë mundësi të bashkëpunojë me shtetet e bashkuara në projekte që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik dhe thellimin e marrëdhënieve dypaleshe.

 

Ndërsa Vosa Osmani u shpreh se njerëzit votuan qartë për ndryshimin.

 

Takimet u komentuan edhe nga kryetari i parlamentit serb, Ivica Daçiç i cili tha se me zgjedhjen e Kurtit, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vështirësohet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë