Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen...

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis: Ja sa...

A u prek turizmi nga protestat? Gonxhja: Për fat...

Media franceze jep detajet nga arrestimi i Ermal Beqirajt:...

A prisnit që protestuesit të krijonin parti politike? Gonxhja...

Gonxhja: Në protestë ka ndërhyrje nga jashtë, Shqipëria në...

“Revolucioni Flamingo”/ Gonxhja: Protesta humbi drejtimin që në ditët...

Gonxhja në Quo Vadis: BESA është përsosja e Rilindja...

I shpallur në kërkim, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj!...

Zjarr pranë Drejtorisë Arsimore në Fier, zjarrfikësit vënë flakët...

Ambasadori amerikan në Prishtinë: Ka shenja pozitive nga takimi i djeshëm në Bruksel

20 Mars 14:27

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të mërkurën se ka disa shenja pozitive për përparim në çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Ai i bëri këto komente pas një takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili një ditë më parë diskutoi mbi këtë çështje në Bruksel me të dërguarin evropian Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbetet shumë i qartë rreth kësaj cështjeje. Ne respektojmë autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës, e kuptojmë se ka një përgjegjësi të përcaktojë politika mbikëqyrëse për gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo nuk është për dinarin, kjo është për mënyrën se si rregullorja do të zbatohet, dhe ne jemi të shqetësuar se mënyra e zbatimit mund të ndikojë në kategori të cenueshme të shoqërisë, posaçërisht komunitetin serb por jo vetëm”, tha ambasadori amerikan.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë që është me rëndësi të ndryshohet mënyra e zbatimit duke pasur parasysh këto shqetësime, duke theksuar se diskutimet për këtë po vazhdojnë.

I dërguari evropian Miroslav Lajçak tha se të hënën në Bruksel pritet vazhdimi i bisedimeve Kosovë – Serbi për çështjen e dinarit serb. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi tha pas takimit se palët janë pajtuar që deri të premten të dalin me propozimin e tyre se si e shohin zgjidhjen afatshkurtër dhe se si të fillohet me zgjidhjen afatgjatë.

“Është mirë të shohim se të dy qeveritë si ajo në Kosovë edhe ajo në Serbi do të ofrojnë mendimet e tyre se si mund të zgjidhet kjo çështje. Do ta përcjellim takimin e javës së ardhshme dhe e mirëpresim gjithë këtë zhvillim”, tha ambasadori amerikan. /VOA

Posted Under:
Kosova
Tagged:
dinari jeff hovenier Kosova Serbia

Nga e njëjta kategori

Tragjike! Bie gjatë montimit në një kantier ndërtimi, humb jetën 26-vjeçari

më shumë...

Akuzohen për krime lufte, arrestohen dy persona në Kosovë

më shumë...

Siguria në fokus të takimeve të Haxhiut dhe Kurtit me admiralin Wikoff

më shumë...

“Kosova është Serbi”, Vuçiç sulmon aleancën shqiptaro-kroate: Duhet të jemi gati!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:03

Tragjike! Bie gjatë montimit në një kantier...

10:42

Gjermania vendos trupa në Poloni për të...

10:27

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën shoferi,...

10:26

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis:...

10:16

A u prek turizmi nga protestat? Gonxhja:...

10:00

Media franceze jep detajet nga arrestimi i...

9:58

A prisnit që protestuesit të krijonin parti...

9:47

Gonxhja: Në protestë ka ndërhyrje nga jashtë,...

9:36

“Revolucioni Flamingo”/ Gonxhja: Protesta humbi drejtimin që...

9:26

Gonxhja në Quo Vadis: BESA është përsosja...

9:06

I shpallur në kërkim, arrestohet në Francë...

8:54

Zjarr pranë Drejtorisë Arsimore në Fier, zjarrfikësit...

8:42

Këshilla se si të qendroni të sigurt...

8:36

Akuzohen për krime lufte, arrestohen dy persona...

7:52

Dita e 59-të e protestës, nis grumbullimi...

7:22

Zjarret në Spanjë, shkon në 14 numri...

7:12

Lamallari në Lezhë: Udhëzim i ri për...

7:09

Zjarr i madh shkrumbon fermën në Patos

7:02

Aksident në Fier-Shegan, plagosen tre persona

6:57

Studimi! Stresi i vazhdueshëm financiar mund të...

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • EMRI/ I dënuar për vrasje, ndërron jetë 52-vjeçari në burgun...
  • “Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti armaR...
  • Ministrja Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë k...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.