I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell ka folur për përparimin e arritur  deri më tani në marrëdhëniet Kosovë – Serbi.

Në paraqitjen e tij në një emision radiofonik amerikan, Grenell u shpreh se objektivi i presidentit amerikan Donald Trump është shfrytëzimi i ekonomisë, me qëllim arritjen e çështjeve politike.

 

RICHARD GRENELL

 

I DERGUAR I SHBA PER DIALOGUN

 

Ne po shtyjmë të dyja palët dhe po përpiqemi për t’i thënë vërtet presidentit Vuçiç, Presidentit Thaçi dhe kryeministrit të ri në Kosovë Albin Kurti. A keni të gjithë vullnetin politik për të ecur përpara, për të krijuar vende pune për të rinjtë tuaj, dhe me të vërtetë të ndryshoni këndvështrimin ekonomik? Dhe unë mendoj se përgjigjja është po, megjithëse situata politike është e vështirë. Unë vazhdimisht u them palëve se do të përqendrohemi në ekonomi dhe do të përpiqemi të krijojmë punë për të rinjtë në mënyrë që ata të qëndrojnë në rajon. Dhe le t’i lëmë mënjanë çështjet politike deri sa të krijojmë një impuls për ekonominë.

 

Por sipas diplomatit amerikan rruga drejt normalizimit është e gjatë.

 

RICHARD GRENELL

 

I DERGUAR I SHBA PER DIALOGUN

 

Ne po shikojmë drejt rrugës që është para nesh edhe pse është ende e gjatë, në përpjekjen për arritjen e normalizimit. Por, kemi një lloj përparimi. Nga ajo që kam mësuar në diskutime me të dyja palët si dhe sektorin privat, ata dëshirojnë vërtetë normalizimin në planin ekonomik.

 

Duke folur për luftën në Kosovë, Grenell ka thënë se ishte ende një temë e nxehtë për të cilën ka punuar administrata e Klintonit dhe po ashtu ka qenë e përfshirë edhe NATO, duke shtuar se ishte i nderuar për të arritur qëllimin e tij, që të pajtojë dy palët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *