E diel, 11 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Ambasadori amerikan i përgjigjet kërcënimeve të Vuçiç: As ne, as populli i Kosovës s’duhet të rrimë pa gjumë, NATO është gati dhe e përgatitur

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas kërcënimeve që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka bërë në drejtim të Kosovës.

Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për sigurinë e Kosovës dhe se as njerëzit në Kosovë s’duhet të mbesin pa gjumë pasi NATO ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme ta bëjë atë që është e nevojshme.

Reklamë

“SHBA-ja ka qëndruar fort për paqen e njerëzve në Kosovë. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës, ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO-ja është e gatshme dhe e përgatitur, tha ambasadori.

“Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesin pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme ta bëjë atë që është e nevojshme”, tha Hovenier./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë