E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ambasadorët vijojnë lobimin

Pas largimit te eksperteve te Komisionit te Venecias, ambasadoret me te rendesishem ne Tirane vazhdojnë lobimin per reformën ne drejtësi. Ambasadorja e Bashkimit Europian ka zhvilluar ne mesdite ne ambientet e kryesisë se Kuvendit nje takim me kryetarin e Komisionit e Posaçëm per Reformën ne Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Nga ana tjetër ambasadori amerikan ne Tirane, Donald Lu ka drekuar me liderin e opozitës Lulzim Basha. Këto takime vijnë ne nje moment kur klasa politike duket e përçare per reformën ne drejtësi. Krahas draftit te eksperteve ne Komisionin e Venecias ka shkuar edhe nje opinionin i PD, si dhe një opinion i LSI. Çështja kyçe qe bllokon aktualisht konsensusin me opozitën është numri i votave, me te cilin do te zgjidhen anëtaret e institucioneve te drejtësisë, pasi demokratet kërkojnë qe ata te miratohen me 93 vota ndërkohe qe ekspertet gjykojnë se 84 vota jane te mjaftueshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë