Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, është takuar këtë të mërkurë me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ku e pranishme ishte edhe diplomatja amerikane, Yuri Kim.

 

Përmes një postimi në twitter, Soreca shkruan se BE mbështet punën e KQZ për forcimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor të Shqipërisë.

 

“Shkëmbim kohe i organizuar nga OSBE në Shqipëri me KQZ dhe Ilirjan Celibashin mbi zhvillimet paszgjedhore dhe prioritetet për punën e ardhshme. BE vijon thirrjen ndaj të gjithë aktorëve përgjegjës për zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR. BE në Shqipëri mbështet punën qendrore të KQZ për forcimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor të Shqipërisë.” shkruan Soreca.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *