“I kërkoj komisionit sot të mbështesë një kalendar, një kalendar të vërtetë për miratimin e kësaj reforme në këtë komision deri në fund të majit dhe në parlament deri në fund të qershorit”.
Muaji maj po mbaron por dita kur reforma ne drejtësi do te miratohet ne komisionin e posaçëm parlamentar duket ende e largët dhe apeli i diplomatit amerikan duket se nuk u dëgjua nga klasa politike shqiptare. Kur ka nje jave qe komisioni per reformën nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje 2 ambasadoret Donad Lu e Romana Vlahutin ka nisur serish lobimin per te shtyre para kete reforme dhe ne mesdite ata kane takuar përreth 60 minuta kryetarin e ketij komisioni Fatmir Xhafaj. Asnje prej protagonisteve nuk ka pranuar te jape detaje rreth bisedës, por ky takim zhvillohet ne nje moment ngërçi per reformën ne drejtësi. Pasdite diplomatet jane takuar me ish kryeministrin Sali Berisha, te cilit i kane kerkuar te mbështesë përpjekjet e ndërkombëtareve per arritjen e kompromisit ne menyre qe amendamentet kushtetuese te votohen brenda afatit te paracaktuar. Zyra e shtypit e deputetit demokrat ben me dije se Berisha i ka njohur ambasadoret me rendesine e zbatimit te ligjit te dekriminalizimit duke theksuar se Edi Rama e pengon kete proces.





