Subscribe

Dy ambasadoret Donald Lu dhe Romana Vlahutin anuluan pjesëmarrjen ne negociatat për reformën ne drejtësi. Vetëm 2 ore para takimit te 3 liderëve politike, kryeministrit Edi Rama, kryetarit te LSI, Ilir Meta, dhe kryetarit te PD Lulzim Basha, diplomatet deklaruan se nuk do te jene pjese e tij, duke sqaruar se shkak për kete vendim është qëndrimi i liderit te opozitës, Basha.

Ambasadorët Vlahutin dhe Lu informuan Kryetarin e Kuvendit z. Meta se pas deklaratës së z. Basha, ambasadorët nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik. Z. Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik. Nëse z. Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve.

Nje dite me pare, ndërsa pranuan ftesën e kryetarit Meta per nje takim 5 palesh per te zgjidhur çështjen e reformës ne drejtësi, përfaqësuesit e Brukselit dhe Uashingtonit ne Tirane, theksuan se negociatat duhet te bazoheshin vetem mbi propozimin e bere nga ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *