Politikë
Ambasadorët në zyrën e Ramës

Kryeministri Edi Rama ka pritur ne një takim pasditen e kësaj te enjteje ambasadoret e vendeve te Bashkimit Europian dhe atë te Shteteve te Bashkuara Donald Lu. Mësohet se takimi ka zgjatur per afro nje ore.
Megjithëse nuk ka shume detaje prej tij, mësohet se biseda mes Rames dhe diplomateve është përqendruar te mandati i dyte qeverisës i socialisteve.
Kryeministri i ka njohur ambasadoret me prioritetet e qeverise se re, qe ai do te drejtoje dhe me vendosmërinë per zbatimin e reformave.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



