E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ambasadorët lobojnë për reformën

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikës Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian  Romana Vlahutin, kane zhvilluar takime me ish-kryetarin e PD Sali Berisha dhe me kryetarin Lulzim Basha dhe ne fokus ka qene çështja e reformës ne drejtësi. Ne mesdite  te dy diplomatet kane takuar ish-kryeministrin Sali Berisha, me te cilin kane biseduar rreth reformës, por edhe rreth arrestimit te Emiljano Shullazit. Pasi kane dale nga zyra e Berishës, ambasadoret Donald Lu dhe Romana Vlahutin kane shkuar ne selinë e Partisë Demokratike per te biseduar per reformën ne drejtësi, me liderin e opozitës Lulzim Basha. Nje jave me pare Komisioni per Reformën ne Drejtësi shqyrtoi ne parim 11 kërkesat e Partisë Demokratike dhe iu la detyre eksperteve te EURALIUS dhe OPDAT, te shkruajnë amendamentet kushtetuese. Burime pranë PD bëjnë te ditur se nuk ka probleme me strukturën anti-korrupsion, por palët ende mbeten larg ne lidhje me emërimet dhe kompetencat e institucioneve te reja te drejtësisë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë