Subscribe

Ambasadoret me te rendesishem ne Shqipëri kundërshtojnë draftin e ri te opozitës për amendimet kushtetuese te reformës në drejtësi. Zëvendës ambasadori amerikan David Muniz tha se nuk ka kohe per ndryshime thelbësore. Ndërsa ambasadorja e bashkimit europina Romana Vllahutin, theksoi se nuk ka me kohe per te pritur. Reforma është me e rëndësishme se disa individë te inkriminuar apo te korruptuar qe duan ta pengojnë.

Muniz: Une i them parlamentareve është koha te miratohet kjo reforme. Edhe pse ka nevoje per negociuar deri sa te finalizohet drafti final, mund te them se është shume vone per te bere ndryshime thelbësore ne ketë faze. Ndaj le ta përshpejtojmë kete proces dhe te mos vonohemi me argumenta te kote.

Vlahutin: Ne e dimë qe ka disa grupe dhe individë qe nuk e duan ketë renome. Dhe ne i dimë arsyet. Por drejtësia do te vije edhe pse ata po bëjnë çdo përpjekje per ta shtyre, apo vonuar. Por Shqipëria meriton me shume. Shqipëria ka vuajtur shume, ndaj mjaft me. Nuk ka me kohe per te luajtur kuka –fshehti. E ardhmja evropiane është me e rëndësishme se e disa individëve te korruptuar apo te përfshire ne krimin e organizuar. Ne po presim qe kuvendi ta miratoje ketë reforme sa me pare.

Këto deklarata përfaqësuesit diplomatikë i bene gjate nje takimi me investitorë te huaj qe operojnë ne vend. Ata e vunë theksin tek drejtësia, si problemi thelbësor qe pengon investimet e mëdha. Kompani te huaja kane zgjedhur vende te tjera vetëm nga frika se në Shqipëri nuk sundon shteti ligjor.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *