Subscribe

Pak ore pas deklaratës se ashpër te ambasadorit amerikan Donald Lu, edhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, përsëriti te njëjtat kritika per Partine Demokratike. Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar te Integrimit, përfaqësuesja e Brukselit, theksoi se operacioni ndërkombëtar i monitorimit ka vetëm rol procedurial  dhe kompetencat e tij, duhet te vendosen ne Kushtetute, per te mos pasur asnje kundërshtim pas fillimit te procesit. Diplomatja ashtu si kolegu i saj Donald Lu, i kujtoi PD qe ka qene ajo qe e ka kërkuar rolin e forte te ndërkombëtareve.

Romana Vlahutin; Ne, Shtetet e Bashkuara dhe BE, ne Tirane, por edhe ne Bruksel dhe Uashington, jemi vertet te çuditur. Pas 2 vjet pune dhe qindra ore diskutimesh, papritur e vetmja çështje qe behet problem është roli i ndërkombëtareve. Ne mënyre qe te jete e qarte, prej fillimit te gjitha partitë na kane thene qe ka kaq shume mungese besimi ndërmjet tyre dhe ne institucionet e gjyqësorit sa vetem nje përfshirje e madhe e ndërkombëtareve, do mund te sillte kredibilitet dhe besueshmëri ne gjithë kete proces.

Apelit te diplomates se BE i jane bashkuar edhe dy ambasadoret e Gjermanisë dhe Holandës.

Susanne Schütz: BE dhe Gjermania dëshiron t ju mbështesë ne rrugen e integrimit, por përgjegjësia përfundimtare bie mbi ju pasi ju jeni përgjegjës ndaj qytetareve, te cilet duan ndryshim dhe dua  reformën.

Dewi Van De Weerd: Është nje zgjedhje, e cila do te thote qe t’i bashkoheni BE, reforma do te thote ndryshim i vendit dhe ekonomia juaj ka nevoje.   

E ndersa kompromisi ende nuk është arritur, politikanet shqiptare kane nënvizuar se reforma ne drejtësi është e nevojshme. Mbledhja e Këshillit Kombëtar te Integrimit u kërkua nga shoqëria civile, per te diskutuar reformën ne drejtësi, vetem 2 dite para se Parlamenti te mblidhet per votimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *