Ambasada Ruse ne Tirane ka reaguar zyrtarisht lidhur me artikullin e revistës amerikane “Mother Jones”. Ajo e cilëson materialin një trillim të radhës krejtësisht absurd, i cili ngjall keqardhje të thellë dhe nuk meriton komente të hollësishme. “Spekulime të tilla janë pjesë e kontekstit të një fushate të pistë mediatike që është iniciuar nga mediat perëndimore kundër Rusisë.

 

Qëllimi është i qartë: të imponohet një perceptim i shtrembëruar i vendit tonë dhe të minohen zhvillime të mundshme pozitive në bashkëpunimin midis Rusisë dhe Shqipërisë.” – thuhet ne reagimin e Ambasadës Ruse ne Tirane. Me tej selia diplomatike e Moskës ne vendin tone, thumbon vendet e perëndimit, duke theksuar se Rusia i përmbahet fort parimit të mos ndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë.

 

“Konfirmojmë edhe një herë gatishmërinë për komunikim dhe bashkëpunim të hapur me të gjitha forcat politike të Shqipërisë në interes të përparimit të dialogut dypalësh.” – thuhet ne reagimin e Ambasadës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *