E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ambasada e SHBA thirrje prokurorëve të ndershëm

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë thirrje prokurorëve, sipas saj të ndershëm dhe patriotë që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, një nga institucionet e reformës në drejtësi.

 

Përmes një postimi në Facebook, ambasada amerikane shkruan se Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben interesave të qytetarëve.

 

Reklamë

“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni këtu ?ttps://goo.gl/Zn6iSA”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë