Politikë
Ambasada e SHBA: Rusia të përmbushë detyrimet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas vendimit te Tiranës zyrtare për të dëbuar dy diplomatët rusë nga kryeqyteti shqiptar. Përmes një postimi ne facebbok, selia diplomatike i bën thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj.
Ne reagimin e saj, Ambasada e Shteteve te Bashkuara i kërkon Moskës t’i tregojë botës se është e aftë të përmbushë angazhimet dhe përgjegjësitë ndërkombëtare. Gjithashtu ambasada i kujton se është anëtare e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara dhe duhet te mbështesë paqen e sigurisë globale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




