Ambasada e SHBA-ve ka njoftuar qytetarët e saj që ndodhen në Shqipëri se po punohet për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për ata që duan të largohen.

 

Për të gjithë ata amerikanë që duan të kthehen në SHBA, Ambasada iu bën me dije që të kontaktojnë në [email protected].

 

 “Të gjitha fluturimet komerciale nga Shqipëria janë tashmë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria. Nëse jeni qytetarë amerikanë dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë [email protected] me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pashaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *