E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ambasada e SHBA porosit qytetarët amerikanë për protestën e 2 qershorit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë  dy ditë para protestës së opozitës ka porositur qytetarët e saj që jetojnë në vendin tonë që të shmangin lëvizjen në zonat ku do të protestohet.

 

“Një protestë e madhe pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 2 qershor 2019, duke filluar rreth orës 7:00 të mëngjesit. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Protestat e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”.

 

Gjithashtu në porosinë e saj personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë porositur  të shmangin të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku protestat zhvillohen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë