Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë një njoftim për të gjithë shqiptarët të cilët kanë pasaportën drejt afatit të skadimit dhe duan të udhëtojnë drejt Amerikës.

 

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ambasada ju kujton shqiptarëve se referuar ligjit amerikan një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit.

 

“Do të udhëtoni për në SHBA dhe pasaporta juaj është në prag të skadimit? Lutemi kini parasysh se sipas ligjit amerikan, një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit. Gjithsesi, ju mundeni që të udhëtoni me të dyja pasaportat: të vjetrën me vizë të vlefshme dhe me pasaportën tuaj të re. #pyetanen”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *