E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Ambasada e SHBA në Kosovë: E papranueshme retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ka dënuar retorikën nxitëse kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999.

 

Përmes një deklarate ambasada e ka cilësuar të papranueshme këtë retorikë.

 

“Retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme. Gjithashtu, jeni të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit. Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Sërbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë