E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ambasada e SHBA ndan postimin e Rubio: Trump ka të njëjtin qendrim për NATO-n si çdo president tjetër, vendet anëtare nuk bëjnë sa duhet për sigurinë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka rishpërndarë deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Sekretari i Shtetit, Rubio, deklaroi se qendrimi i Presidentit, Donald Trump, për NATO-n është i njëjtë po ashtu me të gjitha qendrimet e presidentëve të tjerë para tij në krye të “Shtëpisë së Bardhë” se shumica e vendeve anëtare të Aleancës EuroAtlantike nuk bëjnë aq shumë për sigurinë e tyre.

Reklamë

Rubio thekson se Trump kërkon nga vendet anëtare që secili të bëjë më shumë për sigurinë.

Postimi i ambasadës së SHBA:

Reklamë

???????? “Qëndrimi i Presidentit për NATO-n është i njëjtë me atë që ka pasur çdo president tjetër, dhe kjo është se aleatët tanë, shumë nga aleatët tanë në NATO, nuk bëjnë mjaftueshëm për sigurinë e tyre. Çdo president tjetër ka pasur të njëjtën ankesë; ai e ka seriozisht dhe kjo është ajo që ai po shfaq… Nëse unë do të shpjegoja pikëpamjen e Presidentit për NATO-n, pikësëpari, ata duhet të bëjnë më shumë. Mendoj që në afatgjatë, duhet të bëhet një bisedë nëse Shtetet e Bashkuara duhet të prijnë sigurinë e kontinentit apo të jenë një ndihmë për sigurinë e kontinentit.” – Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

Vazhdo të lexosh

Reklamë